“Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviq kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në hotel?”

Aktuale

“Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviq kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në hotel?”

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:50
Goran Bregoviq

Edhe publicisti dhe shkrimtari Emin Azemi ka reaguar pas ftesës që i është bërë këngëtarit serb që të marr pjesë në Festën e Birrës në Korçë.

Azemi ka publikuar një video në Facebook të Goran Bregoviqit i cili është duke folur për një takim që kishte me Radovan Karaxhiçin.

Ai shkruan se, pasi po shkon në Korçë, mund t’i bëhen disa pyetje për këtë takim si dhe për këngën e tij “Kallashnjikov” që ishte e preferuara nga çetniket e Sheshelit dhe “tigrave” të Arkanit.

Azemi kujton se Bregoviqi kishte mbajtur edhe një koncert në Tiranë në vitin 2014 ku kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës”.

Postimi i plotë:

Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në një hotel?

Tani që po shkon në Korçë, i ftuar të merr pjesë në Festën e Birrës, atij mund t'i bëhen pyetje shtesë mbi takimin e tij me Karaxhiqin.

Nga ai mund të kërkohet edhe ndonjë sqarim shtesë mbi këngën "Kallashnjikov,  e cila u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit.

Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Goran Bregoviqin nuk e kemi patjetër ta urrejmë që të tregojmë sa patriotë jemi (sepse jo pak shqiptarë i dëgjojnë këngët e tij dhe të Cecës së Arkanit), por e pakta që mund të bëjmë do të ishte që të mos e ftojmë në ndonjë event shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat