Gërxhaliu: Kosova për `Ballkan Open` duhet të jetë në linjë me ShBA-në

Aktuale

Gërxhaliu: Kosova për `Ballkan Open` duhet të jetë në linjë me ShBA-në

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:21
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë në linje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket të gjitha iniciativave rajonale dhe ndërkombatare.

“Vet Kosova, shteti i Kosovës është krijuar nga miqt tanë ndërkombatër në krye me SHBA, edhe tani duhet të jemi me ta, pra duhet të dëgjojmë se çka na rekomandojnë ata. Pra ne nuk duhet të jemi refuzuesi, por bashkëpunues”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë".

Sipas tij kjo iniciativë është bërë për të pasur tregti për një qëllim, jo të mirë që anashkalon BE-në.

“Duhet të kemi dialog argumentues dhe jo refuzues. Nuk i duhet i Kosovës një iniciativë e re, që e anashkalon BE-në. Pra "Ballkan Open"është pa monitorues dhe kjo nuk është e mirë për vet rajonin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat