I’a zbuloi të gjitha Hashim Thaҫit, cila ishte lidhja e Murat Jasharit me Haxhi Shalen?

Aktuale

I’a zbuloi të gjitha Hashim Thaҫit, cila ishte lidhja e Murat Jasharit me Haxhi Shalen?

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:25
Murat Jashari

Murat Jashari para pak muajsh ka ndërruar jetë. Jashari ishte ai që shumë herë kishte deklaruar kundër Hashim Thaҫit e madje ia kishte përmendur të bëmat e tij gjatë dhe pas luftës.

Jashari kishte deklaruar se komandanti Adem Jashari e kishte përzënë Hashim Thaҫin, madje bashkë me njerëzit e tij, që i kishte quajtur si banda, duke përfshirë edhe Kadri Veselin, Xhavit Halitin e Azem Sylën ia kishin bllokuar paratë dhe armët Adem Jasharit.

Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrejshëm për të të ngritur si patriotë të shqiptarëve, kinse ke luftuar etj, etj… Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!”, pati shkruar Jashari.

Murat Jashari, veҫ se ishte vëllau i Ismet Jasharit, komandant Kumanovës, ai kishte edhe një lidhje familjare me ish deputetin e Nismës, Haxhi Shalën.

Kur Jashari ndërroi jetë, djali i deputetit Shala, Edmondi kishte shkruar se ‘na la kumbara’. Ai kishte postuar një foto të tij me Jasharin duke e quajtuar si kumbara i tij dhe miku i familjes.

“Murat Jashari, shpejt na le, Kumara im, miku i familjes qofsh i xhenetit do na mungosh, e sa  të jetojmë do të kujtojmë jetën, veprën e gjithë ato të mira që ti ke lënë. Ngushëllime gjithë familjareve, u prehsh në paqe Kumara im", ka shkruar Edmond Shala, djali i Haxhi Shalës./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat