Djali i Gucatit: Holanda na refuzoi vizat për ta vizituar babin në Hagë

Aktuale

Djali i Gucatit: Holanda na refuzoi vizat për ta vizituar babin në Hagë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:34
Hysni Gucati

Musli Gucati, djali i  sh-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit, ka thënë se autoritetet holandeze ia kanë refuzuar vizat për nënës së tij dhe dy vëllezërve për ta vizituar babin e tyre në Hagë. Ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Gucati ka thënë se qendra e paraburgimit në Hagë ka pranuar kërkesën e vizitës me datë 4 dhe 5 gusht, por së është refuzuar kjo kërkesë me arsyetimi ‘koti’ siç ka thënë ai, kinse nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta kryer vizitën.

“Qendra e Paraburgimit e ka pranuar kërkesën e vizitës sonë me datë 4 dhe 5 gusht por çuditërisht autoritetet holandeze e kanë refuzuar kërkesën gjoja se familjarët nuk kanë fonde të mjaftueshme për vizitë”, është shprehur Gucati.

Ai tutje ka thënë se familja e tij i ka plotësuar të gjitha kushtet, duke u vaksinuar kohë më parë dhe se i kanë dërguar të gjitha dëshmitë e gjendjes financiare, ndërsa ka bërë të ditur se të gjitha shpenzimet kanë qenë të hequra nga Ministria e Drejtësisë.

“Në llogari kur kemi aplikuar për vizë i kemi pasur diku 2-3 mijë euro dhe Ministria e Drejtësisë i ka paguar biletat dhe hotelin”, tha tutje Musli Gucati.

Tutje ai ka theksuar se ata që po mbahen në Hagë po privohen nga e drejta për tu vizituar nga familjarët dhe se Qeveria e Kosovës është dashur që t’i dërgojë notë proteste autoriteteve holandeze.

“Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë, është munduar ta bëjë punën e saj, por më ka habitë fakti se si Qeveria e Kosovës dhe MPJ-ja nuk kanë dërguar notë proteste ndaj autoriteteve holandeze për faktin se qytetarëve të tyre u është refuzuar viza për të shkuar për ta parë familjarin e tyre. Albin Kurti është i pari i shtetit dhe i takon që t’i mbrojë qytetarët e tij dhe kjo do të na ndihmonte në këtë çështje”, është shprehur Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat