U zgjodh nënkryetare e PDK-së, vjen reagimi i parë i Vlora Çitakut: Llugë, krejt mu ka përzi!

Aktuale

U zgjodh nënkryetare e PDK-së, vjen reagimi i parë i Vlora Çitakut: Llugë, krejt mu ka përzi!

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:47
Vlora Çitaku në PDK

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është kthyer në Partinë Demokratike e Kosovës.

Ajo është emëruar nënkryetare e PDK-së, sot në mbledhjen e partisë, ku u zgjodh Kryesia e re, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se “krejt iu kanë përzi”, pasi lojtari i saj i preferuar Lionel Messi, është larguar nga Barcelona.

“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK. #lluge #krejtmukaperzi”, ka shkruar ajo.

Pos Çitakut, nënkryetarë të PDK-së janë emëruar Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat