U ftua nga Prishtina të dëshmoi për vrasjen e burrit, gruaja e Ivanoviҫit tregon se ҫfarë ka për të thënë

Aktuale

U ftua nga Prishtina të dëshmoi për vrasjen e burrit, gruaja e Ivanoviҫit tregon se ҫfarë ka për të thënë

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:53
Milena Bogdan

Milena Bogdan është e veja e politikanit serb, Oliver Ivanoviҫ, i cili është vrarë pak vite më parë në Mitrovicë.

Ndonëse ende nuk janë gjetur fajtorët kryesore për këtë vepër, ajo është ftuar të dëshmoi në Prishtinë, në Gjykatën Themelore më 1 shtator.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Milena në një intervistë për mediat serbe.

"Kam marrë një thirrje për 1 shtator dhe dëshmia ime do të jetë në fillim të gjykimit", ka deklaruar ajo.

Kur ka bërë të ditur këtë lajm për mediat serbe, ajo ka shkruar në Facebook se ‘mendoj se kam diҫka për të thënë’.

Kur të mbahet seanca gjyqësore, pritet të shihet se ҫfarë do të dëshmoi Milena, bashkëshortja e Ivanoviҫit./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat