Bekë Berisha thotë se zjarrfikësit ia shpëtuan shtëpinë

Aktuale

Bekë Berisha thotë se zjarrfikësit ia shpëtuan shtëpinë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:52
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se zjarrfikësit ia kanë shpëtuar sot shtëpinë e tij nga flakët e zjarrit që janë përhapur në fshatin e tij në Llukafc të Istogut.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët

“Faleminderit për zjarrfikësit e Istogut te cilët shpëtuan shtëpinë time nga zjarri sot, Faleminderit për angazhimin tuaj të përditshëm.

Falenderoj perzemersisht bashkëfshatarët e mi që u aktivizuan shpejtë gjithashtu!

Mirnjohes gjithmonë”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kosova është duke vazhduar të përballet me vatra të zjarrit në pyje e hamullore të ndryshme, e ku situata më serioze vazhdon të jetë në bjeshkët e Rugovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media thotë se, me të gjithë mekanizmat e saj, tash e shtatë ditë po vazhdon të ballafaqohet me situatën e zjarreve të krijuara si pasojë e temperaturave të larta, ku aktualisht po përballet me zjarrin në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të Komunës së Pejës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat