Pacolli komenton ‘rivalitetin’ Kurti-Rama, tregon se kush del fitues

Aktuale

Pacolli komenton ‘rivalitetin’ Kurti-Rama, tregon se kush del fitues

Nga: A.M Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:32
Behgjet Pacolli

Edhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është përfshirë në debatin për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook bëri apel tek përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet dhe të fillojnë të punojnë së bashku dhe të koordinojnë të gjitha veprimet politike.

Madje, Pacolli u shpreh se për shkak të rivalitetit Rama-Kurti nuk duhet të ndërmerren veprime në dëm të Kosovës.

“Unë besoj se për shkak të "rivaliteteve personale" krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në "udhëkryqin e madh". Çdo pretendim për të "sfiduar rivalin" midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë,”, deklaroi Pacolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet,  të lënë mënjanë inatet dhe teket  dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme. 

Unë besoj se për shkak të "rivaliteteve personale" krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në "udhëkryqin e madh".

Çdo pretendim për të "sfiduar rivalin" midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

 Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet  e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- dertimit të Kosovës.  ...

Nuk ka asnjë Shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat