Agim Bahtiri, kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës

Aktuale

Agim Bahtiri, kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:13
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicë.

Burime brenda VV-së, kanë konfirmuar për gazetën se Bahtiri e ka fituar në fund nominimin për kryetar të Mitrovicës.

Me gjithë hezitimet brenda degës së VV në Mitrovicë dhe disave në kryesinë në qendër, Bahtiri ka marrë pëlqimin në fund.

Gazeta merr vesh se disa detaje do të konkretizohen edhe ditëve në vijim, deri në ditën e zyrtarizimit.

Ndryshe, kanë qarkulluar disa fjalë se selia qëndrore e VV-së i kishte kërkuar që disa figura të mos jenë pjesë e stafit të tij, pasi dëmtojnë Lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat