Partitë shqiptare në bëhen bashkë për zgjedhje lokale, do të mobilizohen sa Lista Serbe

Aktuale

Partitë shqiptare në bëhen bashkë për zgjedhje lokale, do të mobilizohen sa Lista Serbe

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:49
Mitrovica

Bartësi i listës së koalicionit të partive politike në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, e vlerëson si lajm të mirë arritjen e kësaj marrëveshje.

Sadiku tha se pas një pune intensive pesë-gjashtë mujore u bë i mundur arritja e këtij koalicioni.

“Pas një pune intensive diku pesë-gjashtë mujore kemi arritur një marrëveshje që të garojmë të gjithë së bashku. Pos komunitetit shqiptarë dhe boshnjakë kemi edhe komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian – por kemi menduar që t’i kemi edhe dy vende të rezervuara për komunitetin serb”, tha ai.

“Ideja e këtij koalicioni është që definitivisht të jemi të bashkuar për qytetarin e Mitrovicës dhe t’ju japim një ofertë që të ndryshojnë gjërat pozitivisht për ta dhe qytetin e Mitrovicës së Veriut”, u shpreh Sadiku.

Sadiku mes tjerash tha se teksa janë bërë bashkë të gjitha partitë politike synojnë që të mobilizohen sa Lista Serbe.

“Lista Serbe është vetëm një subjekt dhe i ka të përmbledhur të gjithë votuesit serbë dhe kjo është një luftë që duhet që të arrijmë të mobilizohemi ashtu”, tha Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat