"Gazi i Pejës, u bë gazi i botës'

Aktuale

"Gazi i Pejës, u bë gazi i botës'

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 08:45
Gazmend Muhaxheri

Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj ka reaguar pas arrestimeve në komunën e Pejës.

Maxharraj fajin e ka hedhur tek kryetar tashmë për tre mandate, Gazmend Muhaxheri. Ai shkruan se Muhaxheri ‘i ngopur nga mandatet e njëpasnjëshme për kryetar të Pejës Gazi i bëni punët rrafsh dhe në komunën e tij i lëshoi dhitë të kullosin kah të dojnë dhe siç të dojnë’.

Publicisti Maxharraj shkruan se Muhaxheri u mërzit shumë pasi u bë ‘gazi i botës’.

Shkrimi i plotë:

GAZI I PEJËS U BË GAZI I BOTËS...?!

Pejanët zakonisht Gazmend Muhaxherin e quajnë vetëm Gazi, si nofkë përkëdhelëse. Ky far Gazi i Pejës u zgjodhë për tri mandate për të parin e Pejës. Bile flitej barcoleta se Gazi po i fiton zgjedhjet me duar në xhepa, bash si shefi i tij Isa Mustafa siç thoshte se Prishtinën e marrë me duar në xhepa.

Por doli se xhepat i kishte pas të çkyem dhe humbi turpshëm ashtu siç e humbi turpshëm LDK.

Por i ngopur nga mandatet e njëpasnjëshme për kryetar të Pejës Gazi i bëni punët rrafsh dhe në komunën e tij i lëshoi dhitë të kullosin kah të dojnë dhe siç të dojnë.U mbajtën dhitë e komunës sepse kryeqobani i tyre Gazi ua kishte lëshuar kryetar të kullosin qosh e m'qosh të komunës pa ndonjë frikë.

Por dje kopëse se Gazit i ra ujku në torishtë dhe ia preu ne fytë rrafsh tetë sosh, bash ato dhitë që ai i kishte mbajtë më së shumti.

U mërzitë shumë Gazi i Pejës që u bë gazi i botës duke kullotë dhitë me duar në xhepa.

Po mërzitet shumë Gazi që ujqit i hyjnë aq befasishtë në torishtë duke ia prerë ne fyt dhitë më të mira që i kishte. Po i thonë largohu nga aty se e bërë bërllogë punën ia more fytyrën Pejës, e cila gaboi që të zgjodhi për të tretën herë për të parin e Pejës.

Por megjithatë Gazi i Pejës ka marrë mësime nga shefi i tij Isa Mustafa që as palla nuk ja ndiu që e rrëxoi LDK për tokë.

Por, ky farë Gazi i Pejës që u bë Gazi i botës ka bërë punë edhe me te këqija për Pejën.

Bash ky Gazi i Pejës së bashku me Isa Mustafën ia humbi komunës së vetë një pjesë të territorit, përkrenarën e Kosovës Çakorrin. Në vend që të luftonte për Çakorrin se ishte historikisht në teritorin e vetë u bë vazal i Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt dhe ia falën Çakorrin Malit të Zi, bijëve të Mark Milanit i cili kurrë në histori as me luftë nuk kishte mujtë me e marrë Çakorrin sepse kreshnikët e Rugovës e mbronin me fanatizëm.

Dhe kjo është e vërtetë se siç thotë populli çobani i keq ta sjell ujkun te dera, bile edhe në torishtë.

Kështu pra Gazi i Pejës Gazmend Muhaxhiri u bë Gazi i dynjasë, Gazi i botës qe me kesh krejtë bota me të./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat