Drejtori i Infektives: Do të përballemi me gjendje të vështirë

Aktuale

Drejtori i Infektives: Do të përballemi me gjendje të vështirë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:46
Arben Vishaj

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 qytetarë e 1 mijë e 765 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 113 pacientë të infektuar me Coronavirus.

E sipas u.d të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, nëse vazhdon ky trend i shtrimit në spitale nuk do të ketë vende të lira për pacientë.

“Në infektivë ka ende shtretër të lirë, por nëse vazhdon kështu kam frikë që do të jemi në gjendje të vështirë”, ka thënë ai.

Sipas Vishaj, pacientët të cilët janë në infektivë janë kryesisht mosha të reja.

“Ka edhe mosha të reja, për dallim kur më  herët ka dominuar hospializimi i moshave të vjetra. Tash edhe numri i të hospitalizuarve në moshë të re është duke dominuar”, ka thënë ai.

Vishaj fajtorë për rritjen kaq të madhe të rasteve po e bënë hapjen e shpejtë të vendit dhe variantin Delta.

“Kjo është për shkak se te ne është kah qarkullon varianti Delta i cili përhapet shumë më shpejt se sesa variantet që kanë qenë më përpara, ky është njëri prej faktorëve. Faktori i dytë është hapja shumë e madhe që ka ndodhur, turmat e mëdha të njerëzve, hapja e diskotekave gjithashtu ahengjet, këta dy faktorë kanë çuar deri në  rritjen kaq shumë të rasteve”, ka thënë ai.

Vishaj më tutje u shpreh se në Klinikën Infektive i kanë identifikuar 11 raste ku personat e vaksinuar janë infektuar prapë me Covid-19.

“Deri tash i kemi regjistruar 10 deri 11 raste që kanë qenë të vaksinuar dhe që janë infektuar, mirëpo ajo që është vërejtur se manifestimet klinike janë dukshëm më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë”, u shpreh ai.

Por që sipas Vishaj simptomat që i kanë shfaqur kanë qenë shumë më të lehta.

“Potencialisht edhe personat e vaksinuar kanë mundësi që ta bëjnë shpërndarjen, por me një mundësi shumë më të vogël sesa të pavaksinuarit”, ka thënë Vishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat