​Lansohen nën-grantet e BE për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Aktuale

​Lansohen nën-grantet e BE për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:03
Tomash Szunyog

Janë lansuar të mërkurën nën-grantet e financuara nga Bashkimi Evropian për tridhjetë organizata lokale, të cilat do të implemtojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Szunyog, tha se ky projekt synon të zvogëlojë ndikimin e pandemisë tek grupet e cenueshme.

"Projekti ka për qëllim që të përkrahë zgjerimin e kapaciteteve dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale në Kosovë. Çdo fëmijë, person i rritur, grua duhet të gëzojë të drejta të plota. Një nga punët tona është që grupeve në rrezik t'iu ofrojmë sistem të mbrojtjes sociale, i cili është i qëndrueshëm dhe funksional", tha ai.

Drejtori i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu tha se nevoja për shërbime sociale në Kosovë është theksuar edhe më shumë gjatë pandemisë, andaj shtoi se janë angazhuar që t'u janë afër grupeve të cenueshme në vend.

"Përmes mekanizmit të financimit të palëve të treta, ne jemi duke mundësuar që fëmijët me aftësi të kufizuar fëmijëve dhe të rriturve . Shtrirja e projektit në 24 komuna të Kosovës do t'u mundësojë OJQ-ve që kanë fituar grantin të ofrojnë shërbime më cilësore", tha ai.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, tha se programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ndër prioritetet kryesore shërbimet sociale.

Kapiti tha se deri më tani janë licencuar 50 organizata joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale.

"Gjatë vitit 2020-21 ofrimi i shërbimeve sociale ishte më i vështirë krahasuar me vitet e kaluara, për shkak të pandemisë dhe ndërrimit të qeverive. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ofruar mbështetje financiare prej 900 mijë euro për 39 organizata joqeveritare", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat