​Suzana Dautaj - Surdulli emërohet zëvendëskryesuese e bordit të drejtorëve të AKP-së

Aktuale

​Suzana Dautaj - Surdulli emërohet zëvendëskryesuese e bordit të drejtorëve të AKP-së

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:56
AKP

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të AKP-së.

Sipas një komunikate të AKP-së, megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së.

“Në këtë mbledhje bordi diskutoi mbi themelimin e komitetit të auditimit; mbi themelimin e komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi.

Veç kësaj, bordi i drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që Suzana Dautaj Surdulli të emërohet zëvendëskryesuese e bordit të drejtorëve të AKP-së”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat