Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit, fluks mjetesh në segmentin Morinë-Kukës

Aktuale

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit, fluks mjetesh në segmentin Morinë-Kukës

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Radhë kilometrike janë krijuar në segmentin Morinë-Kukës ditën e sotme.

Mësohet se arsye për fluksin janë qytetarët e Kosovës, pasi vendi që nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Shkak tjetër për fluksin është edhe 10-ditëshi i fundit i sezonit turistik. Po ashtu, kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve nga Kosova, në vendet e BE ku jetojnë e punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Urës së Drinit të Zi, pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re, të Rrugës së Kombit.

Ndërkohë, policia rrugore e Kukësit është duke orientuar drejtuesit e mjeteve. Fluksi i automjeteve është shumë i madh pasi vargu i lëvizjes së mjeteve të vogla dhe autobusëve nuk ka të ndalur.

Kjo situatë në këtë segment ka qenë prezentë çdo ditë të gushtit, sidomos gjatë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat