A e shkaktoi VV incidentin në koncertin e Bregoviç? Ja çka thotë zyrtari i saj

Aktuale

A e shkaktoi VV incidentin në koncertin e Bregoviç? Ja çka thotë zyrtari i saj

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Performanca e këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç në Korçë, ku ishin mbledhur qindra qytetarë, u shoqërua edhe me gaz lotsjellës.

Në formë proteste ndaj këngëtarit që shumë shqiptarë e shpallen "non grata", disa persona zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.

Gjithsesi, edhe pse incidenti shkaktoi panik për disa çaste, kjo nuk e ndërpreu koncertin. Gjithsesi, mbetet ende mister se kush e hodhi gazin, edhe pse policia ka shoqëruar disa persona.

Kreu i degës së VV në Shqipëri Boiken Abazi, teksa reagoi për rastin, thekson se gazi lotsjellës përgjigjja e duhur për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat