Adriana Matoshi: S’kam fjalë, duhet t’iu futet frika në palcë idiotëve e vrasësve

Aktuale

Adriana Matoshi: S’kam fjalë, duhet t’iu futet frika në palcë idiotëve e vrasësve

Nga: A.Zh Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:43
Adriana Matoshi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi, ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Ajo ka thënë se rastet e dhunës dhe vrasjeve në vendin tonë po bëhet më të tmerrshme, përcjell Bota sot.

Sipas saj, vrasëve duhet t’iu futet frika në palcë, përmes ndonjë gjetjeje.

Reagimi i saj në Facebook:

Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë veç ni Zot e din!

Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona.

Qe sa vjet thojmë, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen më të tmerrshme!

Duhet një gjetje, një s’po di çka që iu futë në palcë frikën idiotëve dhe vrasësve, përndryshe shkum posht.

Më e keqja për ato nana që përjetojnë dhunë në prezencë të femijëve e traumat po e bojnë të veten pas një kohe!

S’kam fjalë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat