Pacolli ofron shpërblim për atë që ndihmon Policinë në arrestimin e vrasësit të 18 vjeçares

Aktuale

Pacolli ofron shpërblim për atë që ndihmon Policinë në arrestimin e vrasësit të 18 vjeçares

Nga: G.B Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:31
Behgjet Pacolli

Reagime të shumta ka pasur që nga dje, pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit gjendet në arrati, derisa Policia po punon për ta kapur.

Në anën tjetër, deputeti dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ofron shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për Policinë, që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat