Lajmërohet Lajçak, tregon kur do të mbahet takimi i ardhshëm Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajmërohet Lajçak, tregon kur do të mbahet takimi i ardhshëm Kosovë-Serbi

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 19:26
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh.

Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimet e fundit Kosovë – Serbi u mbajtën në fillim të muajit korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat