Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar pas kritikave që po bëhen në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pozhari i doli në mbrojtje ministrit Vitia, madje paralajmëroi qytetarët se kurrë më në duar të sigurta nuk kanë qenë.
Krahas kësaj, Pozhari zbuloi edhe ‘vesin’ e ministrit Vitia.
“Arbeni e ka një ves. Nuk del në media. Punon deri në atomin e fundit. Për të gjykimi më i ashpër është ndërgjegjja e tij, e jo ata që e sulmojnë për motive elektorale.
Më nuk do të bëjë thirrje që mos ta sulmoni. Sulmojeni me tërë arsenalin. Madje, edhe kur së shpejti do të bien rastet, gjeni diçka tjetër. Ai kurrë nuk do të merret me ju”, shkroi analisti në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Unë kam qenë kundër që Arben Vitia të kandidojë për kryetar të Prishtinës! Jo pse ai nuk e meriton të jetë, jo vetëm pse i duhet shëndetësisë, por ngaqë e dija se mediat do t'iu traumatizojnë duke e sulmuar në kohë zgjedhjesh. Dhe, fatkeqësisht do ta zgjedhnin pikërisht Covidin.
Juve që brengoseni vërtetë për shëndetin, mjafton të rrini të qetë dhe t'i zbatoni masat! Kurrë më në duar të sigurta nuk kemi qenë. Nëse varianti Delta është më infektues (1 person infekton 10 të tjerë), nuk është vështirë të imagjinohet se çfarë do të na ndodhte nëse do të kishim një ministër tjetër.
Arbeni e ka një ves. Nuk del në media. Punon deri në atomin e fundit. Për të gjykimi më i ashpër është ndërgjegjja e tij, e jo ata që e sulmojnë për motive elektorale.
Më nuk do të bëjë thirrje që mos ta sulmoni. Sulmojeni me tërë arsenalin. Madje, edhe kur së shpejti do të bien rastet, gjeni diçka tjetër. Ai kurrë nuk do të merret me ju. Përkundrazi, do të përpiqet me krejt mundësitë që ka të shpëtoj jetët e juaja dhe të rrethit tuaj. Sepse midis zgjedhjes që tua mbyll gojën juve apo të angazhohet për të shpëtuar jetën e një familjari tuaj, ai gjithmonë e zgjedh të dytën!