Anton Quni për autoblindat nga SHBA: Puna dhe përkushtimi im sot u materializua me sukses

Aktuale

Anton Quni për autoblindat nga SHBA: Puna dhe përkushtimi im sot u materializua me sukses

Nga: M.L. Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:33
Autoblindat

Ish Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka shfaqur lumturinë e tij për pranimin e kontigjentit të autoblindave moderne, si doncacion nga ShBA-të.

Quni tha se përkushtimi i tij sa ishte në këtë post sot u materializua me sukses.

“Jam i lumtur që puna dhe përkushtimi kur isha Ministër i mbrojtjes, sot u materializua me sukses, me ç’rast u pranua kontigjenti i autoblindave moderne, si doncacion nga ShBA-të. Mbështetja Amerikane dhe partneriteti i fuqishëm sot materializoi edhe një veprim të radhës, që pasqyron gjenerozitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e vazhdueshme; por edhe besimin e merituar të vajzave dhe djemve të FSK-së, që të pajisen me mjete ushtarake të avancuara, në rrugën për të përmbushur standardet për integrimin e Kosovës në NATO”, shkroi Quni në Facebook.

Ai potencoi se përkrahja e palëkundur SHBA-ve për FSK-në ka vetëm një adresë: profesionalizmin, përkushtimin dhe disiplinën e secilit pjesëtar, që me krenari po i shërbejnë atdheut; duke e ngritur lart flamurin e Kosovës, perkrah ushtrisë Amerikane, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Ju jemi mirënjohës pa fund Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjithë përkrahjen, që ushtria e Kosovës të jetë profesionale dhe operacionale, si një forcë për të mbrojtur interesin e shtetit por edhe përtej saj, për të qenë një kujdestar për paqen rajonale dhe globale”, përfundoi Quni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat