Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

Aktuale

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 10:33
Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofroj Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre.

Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat