Bojkoti i kryetarëve të komunave ndaj Kurtit, reagon Miftaraj, ka një porosi për ta

Aktuale

Bojkoti i kryetarëve të komunave ndaj Kurtit, reagon Miftaraj, ka një porosi për ta

Nga: G.B Më: 31 gusht 2021 Në ora: 13:32
Ehat Miftaraj

Disa kryetarë sot nuk kanë shkuar në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti, për të diskutuar për pandeminë me Covid në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka thënë se pandemia nuk duhet politizuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Albin Kurti është Kryeministër i Republikës dhe çdo ftesë për bashkëpunim për të luftuar pandeminë, duhet pranuar.

Miftaraj ka thënë se pjesëmarrja në takim mund të sjell rezultat pozitiv por bojkoti jo.

Postimi i tij i plotë:

Pandemia nuk duhet politizuar.

Albin Kurti është Kryeministër i Republikës, andaj çdo ftesë për koordinim dhe bashkëpunim për të parandaluar dhe luftuar pandeminë duhet trajtuar nga aspekti i mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve.

Pjesëmarrja në takim edhe mundet me sjell ndonjë rezultat pozitiv, bojkoti asgjë pozitive nuk sjell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat