A do të angazhohet Sllovenia për liberalizimin e vizave për Kosovën? Ja se çfarë thotë Pahor

Aktuale

A do të angazhohet Sllovenia për liberalizimin e vizave për Kosovën? Ja se çfarë thotë Pahor

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:01
Kurti dhe Pahor

Avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Siç njofton kumtesa, në takimin e mbajtur në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Kurti falënderoi Presidentin Pahor për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës. 

Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin e Republikës së Kosovës ndaj nismave politike që krijojnë konfuzion e ndarje në Ballkan, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. 

Ai vlerësoi faktin që Sllovenia udhëheq me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euroatlantik.

Presidenti Pahor theksoi se gjatë presidencës së BE-së, që ka filluar në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë është Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.

U ritheksua përkushtimi i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve në të mirë të të dy popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat