Pse Bujar Gashi u largua nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës?

Aktuale

Pse Bujar Gashi u largua nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës?

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:21
Bujar Gashi

Ditë më parë media ka raportuar se Bujar Gashi ka liruar detyrën e Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

“Ky vendim është marr javë më parë, në koordinim të plotë me kryetarin Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për besimin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka  thënë ai.

Media ka zbuluar se i njejtë ka kandiduar në garën si drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme, Bujar Gashi është zgjedhur drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, duke lënë pas kundërkandidatët për këtë garë, Florie Hyseni Morina dhe Zylfije Visoka.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat