Vazhdon gjendja e rënduar me Covid-19, ky është numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Aktuale

Vazhdon gjendja e rënduar me Covid-19, ky është numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:56
Klinika Infektive në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes, si pasojë e Koronavirusit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 1278 raste të reja pozivite, ndërsa 1248 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat