Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit major Agron Spahiut

Aktuale

Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit major Agron Spahiut

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:16
Pamje nga varrimi

Me nderime të larta ushtarake në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe kolegëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dha dje lamtumira e fundit oficerit të FSK-së, major Agron Spahiu.

Ceremonia e varrimit filloi me homazhe pranë arkivolit të major Spahiut dhe më pas kortezhi me përcjellje ushtarake vazhdoi për në varrezat e fshatit Runik të Skenderajt, ku u mbajt ceremonia me nderime ushtarake.

Kryetari i komunës, përfaqësuesi i FSK-së, ai i Veteranëve të UÇK-së dhe familjes Spahiu vlerësuan lartë punën dhe kontributin e tij për çlirimin dhe krijimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Image

Agroni ishte luftëtar i lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës, oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Gardën e Kosovës, dhe oficerë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Agroni u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, pas vetës ka lënë bashkëshorten, një vajzë dhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat