“Sjellje agresive e Policisë”/Miftaraj ka një porosi për Xhelal Sveçlën

Aktuale

“Sjellje agresive e Policisë”/Miftaraj ka një porosi për Xhelal Sveçlën

Nga: M.L. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:13
Ehat Miftaraj

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj konsideron se sjellja e sotme e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të PSD-së ishte agresive.

Në një postim në Facebook, Miftaraj tha se Inspektoriati Policor i Kosovës duhet t`i trajtojë rastet e përdorimit të dhunës së shfrenuar nga ana e policisë.

E drejta për të protestuar është e garantuar. Policia e ka obligim ligjor për të ruajtur dhe mbajtur rend, rregull dhe qetësinë publike. Policia nuk guxon dhe nuk duhet të ushtroj dhunë ndaj protestuesve, e aq më pak dhunë të shfrenuar. IPK duhet t`i trajtoj këto raste dhe duhet te ndal këto veprime agresive të Policisë”, u shpreh Miftaraj.

Madje ai tha se Ministri i Brendshëm do të duhej t`i jepte vërejtje publike këtij agresiviteti të policisë.

Në aspektin operativ policia ka pavarësi te plote nga politika dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme. Por një vërejtje publike nga Ministri dhe politika ndaj këtij agresiviteti të policisë do të ishte shenjë se politika nuk qëndron dhe nuk përkrah dhunë ndaj protestuesve”, përfundoi Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat