“Jemi detyruar të pranojmë spiunë në UÇK”/ Reagon Bytyçi: Serbia nuk pastrohet prej spiunëve as prej mbrojtësit të Vlora Çitakut

Aktuale

“Jemi detyruar të pranojmë spiunë në UÇK”/ Reagon Bytyçi: Serbia nuk pastrohet prej spiunëve as prej mbrojtësit të Vlora Çitakut

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:48
Vlora Çitaku

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit në Bruksel ka ngjallur reagimet të shumta në Kosovë.

Bislimi tha se pala serbe deklarativisht ka rënë dakord që të hapen të gjitha arkivat, gjë që për ata nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës, që kanë të bëjnë me Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ishte deklarata e Bislimit që bëri të reagojë ish ambasadorja e Kosovës në SHBA-së dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Pas Çitakut reaguan edhe nga OVL-UÇK-ja.

Mirëpo ,është profesor dr. Enver Bytyçi, i cili shprehet se Serbia nuk ka interes të pastrohet nga spiunët e tyre, përfshirë këtu edhe mbrojtësin e Vlora Çitakut, Baton Haxhiun.

Bytyçi tregon edhe për një deklaratë të Fatmir Limajt, i cili thotë se e ka dëgjuar në Hanover, kur ka thënë se janë detyruar të pranojnë edhe spiunë në radhët e UÇK-së.

Serbia nuk ka asnjë interes që Kosova të pastrohet prej spiunëve të saj, përfshirë edhe ata të UÇK-së edhe ata jashtë UÇK-së. Përfshirë edhe mbrojtësin e Vlorës, Baton Haxhiun!”, shkruan Bytyçi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nuk e di pse Vlora Çitaku ka marrë përsipër të interpretojë deklaratën e zv. kryeministrit Bislimi për një mundësi të hapjes së arkivave serbe. Unë nuk besoj se ajo preket drejtpërdrejt. Ndoshta është e sinqertë në atë që shkruan dhe beson se arkivat e Serbisë do të jenë selektive e të manipuluara. Mund të ketë të drejtë. Por nuk ka pse shqetësohet!

Këto dokumente, nëse dalin, kalojnë e duhet të kalojnë në një ekspertizë, me të cilën faktohet se kemi të bëjmë me falsifikime apo jo. Megjithatë hapja e tyre nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, prandaj zonja Çitaku këtu spekulon. Ka të bëjë me emra konkretë, disa edhe emra të njohur të UÇK-së.

Unë e kam dëgjuar Fatmir Limajn me veshtë e mi në vitin 2006 në një takim në Hanover, kur tha se ne u detyruam të pranojmë në radhët ë UÇK-së edhe spiunë, edhe hajdutë, edhe horra, sepse ata na erdhën nga pas. Këta spiunë, këta horra e hajdutë duhet që publiku ti njohë me emër e mbiemër nëse u bënë gjithashtu politikanë apo jo.

Por unë jam skeptik se do të mdodhë kjo. Sepse Serbia nuk ka asnjë interes që Kosova të pastrohet prej spiunëve të saj, përfshirë edhe ata të UÇK-së edhe ata jashtë UÇK-së. Përfshirë edhe mbrojtësin e Vlorës, Baton Haxhiun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat