Qeveria: Shoqëria Civile do të monitorojnë përzgjedhjen e anëtarëve të ndërmarrjeve publike

Aktuale

Qeveria: Shoqëria Civile do të monitorojnë përzgjedhjen e anëtarëve të ndërmarrjeve publike

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:03
Qeveria e Kosovës

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si Posta e Kosovës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Gjilan dhe Trepça.

Sipas qeverisë, në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të sekretarit të përgjithshëm të zyrës së kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese.

Dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar.

“Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike të lartcekura. Deri më tani, disa organizata të shoqërisë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre dhe kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në monitorim të këtij procesi. Për Organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi dhe ende se kanë bërë, mund të dërgojnë emrin e personit/ave kontaktues në adresën e kontaktit: [email protected] apo edhe të kontaktoni për ndonjë sqarim në numrat e telefonit 03820014400 dhe 03820014334”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat