‘Zbulohen’ gënjeshtrat e Miroslav Lajçakut/ Maxharraj ia numëron një nga një...

Aktuale

‘Zbulohen’ gënjeshtrat e Miroslav Lajçakut/ Maxharraj ia numëron një nga një...

Nga: N.Sh. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:34
Miroslav Lajçak

Prof. Dr. Binak Maxharraj i ka reaguar emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut.

Maxharraj përmes një shkrimi në facebook, thotë se Lajçaku ka gënjyer në tryezën e organizuar nga European Policy Centre.

Sipas tij, Lajçak deklaroi se Kosova e ka kontrollin në gjithë territorin e saj.

E për këtë Maxharraj thotë se po gënjen, pasi që në veri, Kosova nuk ka shtrirje institucionale dhe se nuk kontrollon asgjë.

Maxharraj pohon se  veriu që 20 vjet asgjë nuk frymon shqip, derisa shton se, atje organizohet çdo gjë nga urdhrat e Serbisë, ku kanë shtrirje strukturat e rrezikshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reagimi i Maxharrajt:

KUR MASHTRON E GËNJEN MIROSLAV LAJÇAK.

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë tryezë ai i paska mashtruar apo genjy të pranishmit kur ka thanë së: "Kosova e ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj".

Kjo është edhe një mashtrim, gënjeshtër dhe lajthitje e proserbit Miroslav Lajçek, sepse Kosova që 20 vjet nuk kontrollon asgjë në veri.

Në veri që 20 vjetë asnjë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës nuk guxon të kethehet në shtepitë e veta, po jetojnë si refugjat në shtetin e tyre.

Veriu që 20 vjetë është shndërruar në një fole serbe ku që nga Vuçiq e teposhtë hyjnë e dalin si në bashqe të babës, se në veri çdo gjë frymon serbisht e asgjë shqip, atje çdo gjë organizohet sipas urdhrave të Serbisë e jo të Kosovës, atje çdo gjë dëgjohet serbisht ta merr mendja se je në Kralevë apo Krushumli e jo në Kosovë, atje ekistojnë struktura të rrezikshme të krimit të organizuar e të korrupsionit, atje nuk vlejnë ligjet e Kosovës, e as që zbatohen.

Atje që 20 vjet, pos ilegalisht nuk ka shkelë këmba e ndonjë udhëheqësi të Kosovës, atje edhe presidenti nëse shkon duhet të merrë me vete eskorden policore, atje nuk është e pranishme ushtria e Kosovës e as që guxon të hyej në veri etj. etj.

E, pra ky na qenka kontrolli i Kosovës në tërë teritorin dhe kufijt e sajë.

Runa o Zot nga njerëzit e tillë që i ranë hise të merren me Kosovën dhe të ardhmen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat