Çfarë i tha në sy Merkel, Edi Ramës? Halil Geci jep detaje –Çka hodhi në erë...

Aktuale

Çfarë i tha në sy Merkel, Edi Ramës? Halil Geci jep detaje –Çka hodhi në erë...

Nga: N.Sh Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:58
Edi Rama dhe Merkel

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se kancelarja gjermane Angela Merkel ua hodhi në erë rrenat për Open Ballkanin.

Geci shkruan se, gjithmonë kur Kosova është ngushtë, në krye të shtetit shqiptar gjinden rusofilët.

Ai thotë se Merkeli ua tha në sy se minishëngeni apo Open Ballkan kur Serbia është e para me ekonomi e me forcë nuk ka mbështetje.

Reagimi i plotë i Gecit:

Merkeli në Tiranë me procesin e Berlinit ua hodhi ne erë rrenat e Open Ballkanit ose të mini -shengenit të Dulles

Si nuk u shëruan kurrë elitat historike Shqiptare nga kanceri i vjetër me emrin rusizëm sllavë që ja hëngrën Shqipërisë  trupin dhe mushkrit dhe ia lanë të mbijetoi vetëm skeletin!

Çdo herë që Kosova është ngushtë në krye të shtetit Shqiptar gjinden gjithmonë rusofilët që nuk duan shërim por e përqafojnë me dashuri sllavizmin diagnozë kjo vrastare për tërë atdheun tonë.

Ardhja e Kancelares Merkel, siç ajo e vlerëson Shqipërinë si kryeqendër Ballkanike jep të kuptoi se procesi i Berlinit  i iniciuar  shtat vite më parë në Gjermani nga vet Kancelarja Merkel nuk është mini-shengeni as Ballkani i hapur, por është inkuadrimi i drejtpërdrejt i ekonomisë dhe politikes të vendeve ballkanike në BE.

Mu për këtë procesi i Berlinit është i domosdoshëm nëse e doni ndihmën Gjermane dhe Amerikane në këto vende ju thotë Merkel sy me sy Kristaqit në Tiranë.

Me një fjalë Merkeli ju tha: se me mini-shengenin, apo Ballkanin e hapur ku Serbia kullet me ekonomi e forcë e ku e ndihmon interesin Ruso-Serb të depërtoi në këtë pjesë te Ballkanit nuk ka mbështetje dhe pikë.

Interesant se si është e mundur që udhëheqësia shqiptare nuk po mundet të shërohen nga diagnoza vdekjeprurëse e kancerogjene me emrin rusizëm, çuditërisht ata nuk duan shërim por i heqin infuzionet shëruese  dhe shkojnë drejt vetëvrasjes!

Mini-shengeni i ose Open Ballkani i kapur për bishti të procesit të Berlinit e jo për koke, duke e tërhequr zvarrë kryetradhtari Kristaq Rama kinse Berlini po e kërkon mini-shengenin apo Ballkanin e hapur le për të kuptuar se lutja e dikurshme e Ibrahim Rugovës kur i drejtohej Fatos Nanos ju lutemi të na lejoni të bëjmë një çikë shtet mos na pengoni, e më vonë merremi veshë në mes vete, është për dhimbje!

Tentimi i katër vëllezërve binjak të Aleksandërit Vuçiqi-Rama-Isa Hashim dhe rrethi i tyre, për ti shkrirë shqiptarët, e posaçërisht Kosovën në kazanin e tyre me emrin mini-shengen te iniciuar dikur nga dylber Grenelli e të nënshkruar nga vasali i tyre, dhe majsi i vogël i cili thithte ..... e të përmendurve më lartë Dulla i Hotit, u tregua më tepër se tradhtar...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat