“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”, reagon edhe Haxhi Avdyli - sulmon LDK-në

Aktuale

“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”, reagon edhe Haxhi Avdyli - sulmon LDK-në

Nga: P.R Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:59
Haxhi Avdyli

Në Gjykatën Speciale sot ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës, për të cilin zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se të gjitha viktimat e tij ishin anëtar të LDK-së.

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisin një partie të caktuar politike – LDK-së”, ka deklaruar Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i LDK-së, tash deputet i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli.

“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”. ?Veq duhet me shtu që ishin pjesë të LDK-së së Rugovës, e jo LDK-së së mëvonshme të tjetërsuar nga argatët e djallit“, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat