14 të vdekur dhe mbi 300 persona të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Aktuale

14 të vdekur dhe mbi 300 persona të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Nga: A.M Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19, përcjell "Bota sot".

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat