Presidentja Osmani: Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga Gjermania

Aktuale

Presidentja Osmani: Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga Gjermania

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:42
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të kompanive gjermane nga fusha e teknologjisë së informacionit, industrisë dhe energjisë.

Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani, ka thënë se Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga këto kompani.

“Pata kënaqësinë që së bashku me anëtarët e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, Oda Ekonomike të shumta, përfaqësues të bizneseve e përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë e Energjisë, të flas për mundësitë për investime në fushën e IT-së, digjitalizimit, industrisë, energjisë dhe shëndetësisë. I sigurova ata se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre”, njofton Osmani.

Sipas saj, Gjermania është investitori kryesor në Kosovë, ku sipas saj shkëmbimet tregtare po përjetojnë një hov të ndjeshëm.

“Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane, nisur nga fakti se Gjermania është investitori kryesor në vendin tonë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona po përjetojnë një hov të ndjeshëm”, tregon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat