Ballkani i Hapur, Merkeli tha se nuk konkurron Procesin e Berlinit/ Berisha: Ja si e kundërshtoi në 2013-n

Aktuale

Ballkani i Hapur, Merkeli tha se nuk konkurron Procesin e Berlinit/ Berisha: Ja si e kundërshtoi në 2013-n

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:55
Sali Berisha

Megjithëse Angela Merkel deklaroi në vizitën e fundit në Tiranë se Ballkani i Hapur nuk konkuronte me Procesin e Berlinit, Sali Berisha deklaron të kundërtën, madje duke u shprehur se vetë Merkel e ka kundërshtuar këtë nismë.

Ish-Kryeministri akuzoi Rama se ka shndërruar Tiranën në një qendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës dhe vasale të Beogradit.

“Rama e ka shndërruar Tiranën në vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës, kundër Procesit të Berlinit ky argat i vuçiçit. Në vitin 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6 plus 2, parashikonte ngritjen e Jugosllavisë së re. Do të formohej asambleja, Qeveria dhe sekretariati ekzekutiv, banka rajonale me qendër në Beograd. Do të formohej ish-Jugosllavia”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri kujton ndërhyrjen e Angela Merkel, sipas tij.

“Ne e kundërshtuam, Kosova e kundërshtoi. Në 2013 e mori në duar Angela Merkel. kancelarja hoqi të gjitha organet e serbo-madhisë. Nuk ka asamble, sekretariat, nismë e vendeve të barabarta që të nxisë dialogun dhe t’i japë përgjigjen më të favorshme për rajonin çështjes nëse do t’u japim partneritet, apo të drejtë për anëtarësim. në atë kohë kishte një debat që ta mbanin ballkanin perëndimor si partner, por jo anëtarësim”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat