Armend Zemaj: Do të kërkojmë përgjegjësi pse Instituti kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve

Aktuale

Armend Zemaj: Do të kërkojmë përgjegjësi pse Instituti kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:01
Armend Zemaj

Rekomandimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve nuk u përkrah nga partitë opozitar.

Ishte vetëm lëvizja Vetëvendosje ajo që ishte pro kësaj shtyrje.

E Lidhur me këtë, ka folur, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë.

Ai tha se për, paragrafin e Instituti ku kërkohet shtyrja e zgjedhjeve dikush duhet të jap përgjegjësi.

Zemaj tha se për këtë gjë do të kërkojnë edhe raportim të ministrit Vitia në Kuvendin e Kosovës.

Përmes Komisionit për Shëndetësi, kemi kërkuar raportimin e ministrit të Shëndetësisë në kuadër të kësaj ne do t’i kërkojmë edhe këto raporte, këto vlerësime do t’i ballafaqojmë dhe do të shohim se cila ka qenë kjo arsye e  cila është arsye banale me të thënë të drejtën në kuptimin e atij paragrafi që Instituti kërkon shtyrje të zgjedhjeve, dikush duhet të jap përgjegjësi në këtë drejtim”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat