Agim Bahtiri prezanton Programin Zgjedhor: Këto janë zotimet e tij

Aktuale

Agim Bahtiri prezanton Programin Zgjedhor: Këto janë zotimet e tij

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:45
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka publikuar Programin e tij zgjedhor për mandatin qeverisës 2021-2025, duke treguar se është i bazuar në 4 parime Qeverisëse dhe 6 shtylla kryesore.

Postimi i Agim Bahtirit:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Kam kënaqësinë që të publikoj për juve Programin tim zgjedhor, i cili prej tash do të jetë publik dhe do të mund të gjeni përgjigje për projektet e mia në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Qëllim i këtij programi është transformimi i plotë qytetit dhe fshatrave, krijimi i mirëqenies për qytetarët dhe kompletimi i 100% të infrastrukturës bazike në gjithë territorin e Mitrovicës.

Programi ka në fokus katër Parime Qeverisëse: 1) Transparencën; 2) Llogaridhënien; 3) Barazinë dhe 4) Gjithëpërfshirjen.

Poashtu programi ka edhe gjashtë Shtylla Kryesore: 1) Zhvillimin ekonomik; 2) Shëndetësinë e Mirëqenien sociale; 3) Arsimin, Rininë e Sportin; 4) Bujqësinë; 5) Mjedisin; dhe 6) Shërbimet publike e Administratën.

Me përkrahjen e Qeverisë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, në mandatin e ardhshëm nuk do të jemi të vetmuar si komunë, por do ta zhvillojmë shumë qytetin duke sjellë edhe shumë projekte të tjera investuese.

LVV144 | AB+4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat