Ish-këshilltari i Kurtit për Agim Bahtirin: I vetmi që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit për Agim Bahtirin: I vetmi që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër

Nga: A.M Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:42
Arbër Zaimi, Agim Bahtiri dhe Faruk Mujka

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Zaimi në një shkrim në Facebook e cilësoi ‘King’ (mbret), Bahtirin. Ai u shpreh se Agimi do të fitojë garën për të parin e Mitrovicës, pasi vetëm ai nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër.

“Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim”, deklaroi Zaimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun

Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat