“Boll është pritur!”, Adriatik Kelmendi reagon pas aksionit në veri

Aktuale

“Boll është pritur!”, Adriatik Kelmendi reagon pas aksionit në veri

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2021 Në ora: 11:08
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Ai e ka përshëndetur këtë aksion të Qeverisë për të mos lejuar veturat me targa të Serbisë të hyjnë në Kosovë.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë është i drejt dhe legjitim.

Ai shkruan se nëse Serbisë nuk iu pëlqen ky vendim, atëherë lë t’i njohin targat e Kosovës, dhe Kosova mund t’i njohë ato serbe.

Postimi i plotë:

Boll është pritur! Vendimi i Qeverisë për të mos u lejuar veturat me targa të Serbisë të hyjnë në Kosovë është i drejtë dhe legjitim.

Mjaft është lejuar që vetëm veturat me targa RKS kur hyjnë në territorin e Serbisë të detyrohen t'i heqin ato dhe t'i marrin targat "proba" në çirilicë.

Tash edhe veturat nga Serbia duhet t'i marrin tabelat e përkohshme kosovare. Nëse kjo nuk iu pëlqen, atëherë duhet t'i njohin tablat kosovare dhe atëherë edhe Kosova mund t'i njohë ato serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat