“Bravo”, Arianit Koci reagon pas vendimit për reciprocitetin: Qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë

Aktuale

“Bravo”, Arianit Koci reagon pas vendimit për reciprocitetin: Qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë

Nga: G.B Më: 20 shtator 2021 Në ora: 11:25
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit të targave.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky vendim duhet të përshëndetet, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë se këtë kanë mundur ta bëjnë qeveritë e kaluara, por nuk e kanë bërë.

Postimi i plotë:

Jo që është vendim i qëlluar reciprociteti, por është dashur të aplikohet më herët.

Bravo!

Sa i përket pretendimeve që zgjedhjet janë afër, dhe ky vendim është marrë tani si poentim në zgjedhje - kjo nuk qëndron.

Zgjedhje ka pasur edhe më herët.

Qeveritë e kaluara e kanë pasur rastin ta aplikojnë reciprocitetin.

Nuk e kanë bërë!

Prandaj, ky vendim duhet të përshëndetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat