Agim Veliu reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti për targat, tregon cili është lajmi i mirë

Aktuale

Agim Veliu reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti për targat, tregon cili është lajmi i mirë

Nga: P.R Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:19
Agim Veliu

Ish Ministri i Brendshëm në Qeverinë Hoti, Agim Veliu, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas vendimit të sotëm të qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat e veturave.

“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS. Njëkohësisht vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë”, ka shkruar Veliu, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria Kurti po i njeh marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti.

“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar reagimin e tij ish Ministri Agim Veliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat