Nuk reagoi për reciprocitetin për targat, Mushkolaj ironizon me Edi Ramën

Aktuale

Nuk reagoi për reciprocitetin për targat, Mushkolaj ironizon me Edi Ramën

Nga: G.B Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:55
Imer Mushkolaj

Reagime të shumta ka pasur që nga dje për vendosjen e reciprocitetit për targat.

Por, për këtë nuk ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet për vizitë në SHBA.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka ironizuar me mos reagimin e Ramës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të ishte Rama në Shqipëri, edhe ai si Vuçiq do të kërkonte tërheqjen e policisë së Kosovës nga veriu.

“Edi Rama veç ka qëllu n'Amerikë, se pa kërku, si Vuçiqi, tërheqjen e policisë së Kosovës prej veriut kurrë s'e kish lanë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat