Kandidati i LDK-së për nënat lehona premton 200-350 euro

Aktuale

Kandidati i LDK-së për nënat lehona premton 200-350 euro

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 00:44
Bajrush Hoti

Kandidati i LDK-së për postin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Bajrush Hoti, shpalosi programin e tij qeverisës, me anë të së cilit tha se do t’u jap zgjidhje të gjitha problemeve të kësaj komune dhe fshatrave të saj.

“Ne ofrojmë një model qeverisës ku të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë pa dallim përkatësie politike”.

“Ndër prioritetet tona është arsimi, ku parashihet që të ketë arsim cilësor dhe depolitizimnga ky sektor. Pastaj ngritja e avancimi i vlerave kulturore e tradicionale dhe krijimi i kushteve rekreative për të rinjtë”.

“Shërbime efikase, administratë të digjitalizuar komunale, pastaj do të trajtohet edhe infrastruktura, e cila është tamam si në kohën para 20 viteve, pra e papërfunduar, dhe qytetaret e Malishevës ende nuk kanë ujë të pijes, ndërsa ne do ta sigurojmë këtë se bashku me kompaninë rajonale të ujësjellësit Radoniqi. Po ashtu ndër prioritetet tona natyrisht se është edhe shëndetësia”, deklaroi Hoti.

Ai po ashtu u shpreh se planprogrami i tij është më i miri nga kundër-kandidatët e tij, sepse siç tha, është i paprovuar ende nga qytetarët e Malishevës.

“Jam i bindur që qytetarët do ta provojnë programin tim kësaj radhe, sepse të gjithë ju jeni të provuar dhe qytetarët ju njohin se çka keni bërë deri më sot, e ajo është asgjë në të mirë të qytetarëve”.

Ndërkaq për lumin Mirusha, Hoti i LDK-së deklaroi se nën qeverisjen e tij do të krijohet një shteg çiklizmi dhe i ecjes, por që fillimisht do të vendosen gypat më të mëdhenj të kanalizimit, pasi siç tha, kur ka vërshime aty disa shtëpi të asaj lagjeje i merr uji tërësisht.

Hoti i LDK-së shtoi se do ta rrisë buxhetin për bujqit, ndërsa për gratë lehona premtoi se ndihma ndaj tyre për lindjen e parë dhe të dytë do të jetë 200 euro, ndërsa për të tretën 350 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat