Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

Aktuale

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:43
Dardan Krivaqa

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj ndaj të dyshuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e 18-vjeçares, M.O.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi-Hoti, e cila tha se të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri më 21 nëntor.

“Po, dy të dyshuarve u është vazhduar paraburgimi prej dy muajsh. Pra ata do të qëndrojnë në paraburgim deri më 21 nëntor”, tha ajo.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizore, kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të ndjerës, e cila më pas kishte ndërruar jetë.

Kurse, sipas aktakuzës, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, gjatë gjithë kohës kishte qenë i pranshëm dhe se kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat