Tha se Albin Kurti ka pasur rol minor në UÇK, Liri Loshi i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Aktuale

Tha se Albin Kurti ka pasur rol minor në UÇK, Liri Loshi i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Nga: M.L. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 16:33
Liri Loshi

Ish mjeku i UÇK-së dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se Albin Kurti ka pasur rol minor në UÇK-së.

Loshi në një postim në profilin e tij në Facebook,tha se mbi 90 për qind e individëve në UÇK kanë pasur rol minor, ndërsa ata me rolin qendror u bënë milionerë.

Xhavit Haliti: “Roli i Albin Kurtit në UÇK ishte minor!”

Me rëndësi është se Albin Kurti edhe sipas atij që pretendon se ishte më i madhi në UÇK paska pasur një rol. Mbi 90 për qind e individëve në UÇK kanë pasur rol minor. Kjo shihet edhe nga statusi i tyre pas lufte. Ata që kishin rolin qendror u bënë milionerë. Këta që kishin rol minor mbetën për të jetuar për bukën e gojës”, shkroi Loshi në Facebook.

E sipas tij, në këtë kategori mbeti edhe Albin Kurti, por më në fund u bë kryeministër dhe tash ka rol qendror.

Tash të gjithë nuk mund të bëhen kryeministër si Albin Kurti, por me një drejtim të mirë të shtetit, mund t’i kthehet dinjiteti të gjithë atyre që meritokracia i kishte përjashtuar nga rrethi i vet! “Bilbil ky shekull or e ças ndërrohet…” Vargjet tjera i dini ju vetë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat