Thirrja për Kosovën: Të bëhet menjëherë kjo gjë, që mos të mbetemi të humbur në lojën e madhe serbe

Aktuale

Thirrja për Kosovën: Të bëhet menjëherë kjo gjë, që mos të mbetemi të humbur në lojën e madhe serbe

Nga: P.R Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:54
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se situata e krijuar në veri të Kosovës kërkon koordinimin të brendshëm politik dhe me aleatët ndërkombëtar.

“Situata në veri kërkon jo vetëm bashkërendim të faktorit të brendshëm politik, por edhe koordinim të plotë e të menjëhershëm me miqët e aleatët tonë ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-të! Serbia nuk e tensionon situatën pa plan afatgjatë të veprimit. Ata hedhin sot një hap për të bërë nesër një maratonë. Neve na duhet riangazhim i fuqishëm diplomatik, që të mos mbetemi palë e humbur në lojën e madhe serbe me përkrahje edhe ruse”, ka shkruar Bislimi, përcjellë “Bota sot”.

Ai e ka quajtur të pakuptimtë që tash e sa muaj Ambasada e Kosovës në Washington është pa Ambasador.

“E nuk kemi vend me të rëndësishëm sesa Washingtoni për të sforcuar pozitën tonë diplomatike dhe atë të veprimit sovran si shtet. Është e pakuptimtë që tash e sa muaj Ambasada jonë në Ëashngton është pa Ambasador fuqiplotë të Kosovës! Fatmirësisht, Kosova gjithëherë ka pasë miq të sinqertë që kanë qëndru si gardianë të paepur të saj në Amerikë. Andaj, edhe sot e kësaj dite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e bënë po ketë punë!”, shkruan ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat