Mediat serbe citojnë gazetarin nga Kosova: Armiqësi nga ana e Rusisë

Aktuale

Mediat serbe citojnë gazetarin nga Kosova: Armiqësi nga ana e Rusisë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:25
Ilustrim

Një javë pas vendimit për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit me targa për automjete me Serbinë, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko ka vizituar njësitet ushtarake serbe të mobilizuara afër kufirit me Kosovën.

Vizitën e Bocan-Harchenkos së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq e ka komentuar edhe gazetari Albert Spahiu.

Ai ka thënë se vizita e ambasadorit është një armiqësi nga ana e Rusisë.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinjë përveç si një shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilave është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë", shkruan Spahiu në Twitter, duke cituar profesorin universitar, Ivan Videnoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat