3 të vdekur, bie numri i rasteve pozitive nga Covid në Kosovë

Aktuale

3 të vdekur, bie numri i rasteve pozitive nga Covid në Kosovë

Nga: G.B Më: 27 shtator 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Bota sot.

IKSHPK ka njoftuar se janë shënuar 23 raste të reja, ndërsa janë shëruar 591 persona.

Njoftimi i plotë:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat