Rama për të drejtat e Luginës së Preshevës: Harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë

Aktuale

Rama për të drejtat e Luginës së Preshevës: Harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës u pyet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai tha se për të zgjidhur këto çështje që lidhen me shqiptarët, një pakicë jo e vogël në Serbi, duhet të përdoret fuqia e diplomacisë.

Pyetje: Çështja e luginës së Preshevës, ju si qeveri a keni ndonjë plan për këtë gjë, për përmirësimin e pozitës ekonomike , shoqërore atje?

Rama: Shumë shpesh ose gjithmonë, përveç atyre që banojnë në luginë apo atyre që lidhen atje, kur flitet për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe përpjekjet për një marrëdhënie konstruktive me tej harrohet që atje jetojnë shqiptarë, të cilët kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë, nga qeveria dhe shteti i Shqipërisë dhe Kosovës por dhe një mbështetje nga brenda për një raport sa më të volitshëm. Kjo është e vështirë ta bësh e dimë, por mospasja parasysh e këtij fakti, nuk ka ndihmon se si mund të avancojmë për ta.

Mekanizmi diplomatik është i patjetërsueshëm, ne mund ta konsiderojmë ose jo, por nga mospërdorimi i tij vjen humbja e një prej elementëve që ne mund të punojmë për të.

Ne kemi bërë disa hapa për ta, jemi në kontakt dhe kemi bërë përpjekje lehtësuese për komunikim mes tyre, dhe në Luginë një jetë politike jo të varfër dhe ka njerëz me vullnet që duan të shfrytëzojnë politikën për të përmirësuar jetën atje.

Një gjë jam i bindur sado ne të ndihmojmë së jashtmi , është e rëndësishme ti mbështesim dhe se brendshmi , duke ngrit zërin , duke vendosur para serbëve krahasimin si trajtohen serbët në Kosovë dhe se si trajtohen qytetarët e Preshëves nga serbët. Kontrasti është i madh, serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta që çdo pakicë kombëtare do të ëndërronte t’i kishte. Ne duhet të përdorim fuqinë e diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat